Qytetarja Valmira Murseli i ka akuzuar mjekët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për mostrajtim të duhur ndaj nënës së saj, e cila ka vdekur.
Ajo ka thënë se nëna e saj ishte duke u trajtuar njëherësh për prekje nga kanceri dhe më pas u prek edhe me COVID-19.
Ndër tjera, Murseli ka shtuar se trupit të nënës së saj nuk iu bë as obduksioni.
“Nuk ka kërkuar askush nga ne që t’i bëjmë trupit obduksionin, neve si familjarë nuk na u është kujtuar në momentin kur ajo ka ndërruar jetë”, ka thënë Murseli.