Emisari amerikan, Gabriel Escobar po qëndron sot për vizitë në Manastirin e Deçanit.
Vizita e tij në këtë Manastir vie vetëm një ditë pasi kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi pronat e këtij Manastiri.
Escobar gjatë ditës së sotme do të takohet me kryeministrin Kurti. Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit është bërë e ditur se takimi do të zhvillohet në orën 15:30.
Escobar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronat e Manastirit të Deçanit, ishte një hap i domosdoshëm.
“Vendimi i sotëm për Manastirin ishte hap i domosdoshëm i vështirë, dhe falënderoj institucionet për këtë hap”, tha Escobar.
DTV