IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër HPV’së

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për vaksinim kundër HPV’së për ta parandaluar kancerin e qafës së mitrës dhe sëmundjeve tjera.

“Vaksinohuni kundër HPV-së për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës dhe sëmundjeve të tjera serioze. Merrni vaksinën kundër HPV-së për të mbrojtur shëndetin tuaj. Ruani veten dhe shoqërinë tuaj nga sëmundjet e shkaktuara nga HPV-ja!”, thuhet në njoftim.

Këtë thirrje, IPKSHPK e ka bërë gjatë një bashkëbisedimi me prindër dhe mësimdhënës në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Mitrovicë.

“Një bashkëbisedim shumë i rëndësishëm me prindër dhe mësimdhënës në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Mitrovicë, me qëllim të ndarjes dhe zgjerimit të informacioneve e  njohurive të prindërve në lidhje me vaksinën kundër Human Papilloma Virusit. Vaksina HPV ka filluar të aplikohet në Kosovë për vajzat e klasave të gjashta. Gjatë këtij diskutimi të hapur, përfaqësues nga IKSHPK, Zyra e OBSh-së në Kosovë dhe profesionistë shëndetësor nga komuna e Mitrovicës, shpjeguan para prindërve rreziqet nga infeksioni me Virusin Human Papillom dhe përfitimet e drejtpërdrejta nga vaksina HPV në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës dhe sëmundjeve të tjera. Me prindërit janë ndarë informacione të rëndësishme me qëllim për t’i ndihmuar ata ta kuptojnë pse vaksinimi është një hap i rëndësishëm për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve të tyre.”

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.