Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka lëshuar sallën e Kuvendit.
Kjo pasi paraprakisht deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, iu referua Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje si “hajna”.
Me këtë rast Bogujevci tha se nuk mund të jetë pjesë e këtij debati, përderisa tha se “i takoj një grupi që qenkemi hajna”.
“Përderisa unë i përkas një grupi te cilët qenkemi hajna, më vjen keq po nuk mund të jem pjesë e këtij debati me fjalë ofenduese. Lus nënkryetarin që nëse ka vullnetin të vazhdojë me seancën”, tha Bogujevci.
DTV