Nota verbale për Manastirin, Abazi: Jam shkarkuar sepse s’do të lejoja që një letër e tillë të dërgohej në Këshillin e Evropës

Deputeti Haki Abazi, që dikur ishte pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka publikuar notën verbale që ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e ka dërguar në Strasburg.

Në dokumentin e dorëzuar nga ministrja Gërvalla, theksohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për të autorizuar Agjencinë Kadastrale të Kosovës që të transferojë 24 hektarë tokë në posedim të Manastirit të Deçanit, është në përputhje me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

E deputeti Abazi ka thënë se arsyeja pse është shkarkuar nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në shkurt të vitit të kaluar, është se “në asnjë mënyrë nuk do të lejoja që këto paturpësi të kalonin dhe një letër e tillë të dërgohej në Këshillin e Evropës”.

“Edhe Fadil Hoxha ka menduar si këta sot kur ka qëndruar në anën e atyre që kanë dhënë urdhër për të vrarë Shaban Polluzhën, Mehmet Gradicën dhe gjithë shqiptarët që nuk kanë pranuar kushtet e Serbisë dhe kanë luftuar kundër okupimit sllavo-komunist!”, ka shkruar ai në Facebook.

“Dy ditë pas sulmit që Vuçiq bëri kundër emrit tim, në Parlamentin Serb, Kurti ka dhënë urdhër për shkarkimin tim nga Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Ky urdhër është zbatuar nga Mimoza Kusari dhe është ekzekutuar nga Glauk Konjufca, dy herë pasi që herën e parë kanë dështuar të mbledhin numrat e të gjithë deputetëve. Kjo është bërë sepse në asnjë mënyrë nuk do të lejoja që këto paturpësi të kalonin dhe një letër e tillë të dërgohej në Këshillin e Evropës”, ka shtuar Abazi.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.