Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kanë lëshuar seancën e së enjtes ku ishte duke u diskutuar për kontratat njëburimore.
Këtë e ka njoftuar shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila pasi sipas saj kjo seancë pati vetëm fyerje e ofendime e jo për atë se çfarë është ftuar.
“Kjo seancë e humbi kuptimin prej kur u bë kërkesa, fyerjet e ofendimet, nga deputetja e cila na tha hajna, shpifësa, të korruptuar, nëse jemi të mësipërmit, ky institucion nuk është vendi, këtu kur po paraqiten faktet nuk po u pëlqejnë për kontratat njëburimore kur kanë qeverisë, prandaj në emër të grupit parlamentar të VV-së e lëshojmë këtë seancë”, ka thënë Kusari-Lila.