AAK i reagon ministrit Peci pasi tha që kanë rikthyer rreth 600 metra katrorë në Prishtinë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pasi ministri i Bujqësisë, Faton Peci njoftoi se kanë rikthyer rreth 600 metra katrorë në një objekt në Prishtinë, e ku edhe AAK ka zyrat në atë objekt.

AAK thotë se kanë kontratë me Ministrinë e Bujqësisë për një pjesë të objektit.

“Ne paguajmë qira mujore për shfrytëzimin e 569 metra katrorë, në katin përdhesë dhe të parë në vlerë prej 4552 eurosh në muaj, ku nuk përfshihet as bodrumi e as kati i dytë, që janë të mbyllura e të lëna në gjendje të mjerueshme. Pohimet e këtij far ministrit se gjoja “I rikthyem mbi 600 metra katrorë në shërbim të titullarit…”, janë pjesë e manipulimit ordiner të tij për të krijuar përshtypjen sikur ato paskan qenë të uzurpuara nga dikush”, thuhet në reagim.

Tutje, AAK thotë se “nuk është hera e parë që Peci bënë manipulime të kësaj natyre me qëllim që ta luftojë politikisht Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, sepse edhe ashtu i kanë mbetur pak ditë aty ku është”.

“Ne jemi përpjekur që të jemi të kujdesshëm e të mos hapim debat publik dhe marrëdhëniet kontraktuale t’i kryejmë siç bëjnë subjektet e përgjegjshme, e të pranojmë të paguajmë një qira që është mbi vlerën e tregut, për një objekt që e ka renovuar Aleanca me mjete të veta, por këtë herë nuk mund mos të themi se Faton Peci është një manipulues ordiner. Aleanca është në shtëpi të vet dhe aty do të qëndrojë pavarësisht a i pëlqen dikujt apo jo.

Me qëllimin më të mirë që mediat dhe qytetarët të mos bijnë pre e këtyre mashtrimeve, po i publikojmë disa fotografi të hapësirës së pretenduar se i qenka rikthyer ministrisë si dhe kopjen e kontratës së qirasë për shfrytëzim”.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.