Ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka shkruar sot se kanë mbetur edhe pak ditë në mbylljen e afatit për aplikim në themelimin e Administratorit të Sistemit të Rimbursimit të Depozitave.
“Ftojmë të gjithë prodhuesit, importuesit dhe tregtarët që të aplikojnë për Administrator të Sistemit të Rimbursimit të Depozitave (SRD-së), pasi që data e fundit për aplikim është 21 mars 2024”, ka thënë ministri.
Postimi i plotë:
Njoftim me rëndësi për Sistemin e Rimbursimit të Depozitave (SRD) në Kosovë.
Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në mbylljen e afatit për aplikim për themelimin e Administratorit për SRD.
Ftojmë të gjithë prodhuesit, importuesit dhe tregtarët që të aplikojnë për Administrator të Sistemit të Rimbursimit të Depozitave (SRD-së), pasi që data e fundit për aplikim është 21 mars 2024.
Thirrja dhe dokumentet e thirjes për të gjithë të interesuarit janë të vendosura në vegëzën si më poshtë: