Gruaja ndërhyn për të “shuar” sherrin mes 4 burrave në Kosovë, por përfundon në spital

Një sherr banal mes katër personave raportohet të ketë ndodhur në Viti të Kosovës.

Për shkak të një mosmarrëveshjeje që kishin katër burrat janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin.

Mediat në Kosovë raportojnë se një grua ka ndërhyrë për të shuar debatin, por e ka pësuar, ajo është lënduar gjatë ndërhyrjes.

Gruaja është dërguar në spitalin e Gjilanit për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërsa  4 burrat qe u përfshine ne sherr  janë arrestuar sot nga policia ne Viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.