Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë do të qëndrojnë në Zvicër ku do të takojnë bashkatdhetarë që jetojnë e veprojnë atje.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të AAK-së.
“Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, bashkë me deputetë e zyrtarë tjerë të Aleancës, do të qëndrojnë në Zvicër ku do të takojnë bashkatdhetarë dhe do të njoftohen për procesin e zgjedhjeve të brendshme në degën e Zvicrës.
Agjenda e kryetarit Haradinaj me bashkëpunëtorë do të jetë në kantonin e Cyrihut ndërsa të dielën do të mbajë takim me bashkatdhetarët në Salmen”, thuhet në njoftim.