Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar qasjen e qeverisë karshi ShBA-së në veçanti e aleatëve strategjikë në përgjithësi.
Përmes një publikimi në “Facebook” ajo shkroi se pikërisht në kohën kur bota përballet me turbulenca, vendi ynë udhëhiqet nga një kastë avanturierësh.
“Në kohën kur qytetarët tanë kanë nevojë për stabilitet e parashikueshmëri, Kosova ka në krye një qeveri të papërgjegjëshme, pa ide e pa vizion.Konfrontimet e hapura tashmë me aleatët tanë na kanë sjellur në një teren tërësisht të pashkelur nga ne tash e 25 vite.
Pa projekte konkrete e pa vizion, si në planin e brendëshëm, si në politikën e jashtme”, vlerësoi veç tjerash ajo.
Më poshtë edhe postimi i plotë: