/

Në emisionin Autokton u trajtua figura dhe veprimtaria e atdhetarit nga Shkoza Et’hem Hysenaj

Në emisionin Autokton të autores Anila Ahmataj këtë të dielë u trajtua figura dhe veprimtaria e atdhetarit nga Shkoza Et’hem Hysenaj. Jeta tragjike dhe veprimtaria gjithëpërfshirëse e Et’hem Vesel Hysenaj.

Nga vdekja e tij në Bukuresht, e deri te përcjellja mortore nga studentët e mjekësisë. Si e priti familja rikthimin e eshtrave të tij pas 18 vitesh. Shkoza dhe i gjithë Kudhës- Gërhoti si pjesë e Labërisë ka dhënë kontributin e saj me vlerë, në historinë e gjithë Shqipërisë, dhe ka qenë edhe vendimtare në përcaktimin e fateve kombëtare, në momente shumë të vështira.

Emrat dhe personazhet nw kete fshat zene vendin e tyre ne histori. Familjet e medha me taban autokton dhe me kontribut pateriotik e karakterizojne kete zone. Njw nder familjet shkoziote eshte familja Hysenaj, ku mes sakrificash dhe perpjekjesh arriten te kene vendin e tyre aty ku u takon, ne gojedhenen e popullit. Et’hem Vesel Hysenaj lindi në Shkozë,ne vitin 1911. Prindrit e tij ishin Vesel dhe Saga një çift i cili u larguan shumë shpejt nga jeta. Et’hemi rrjeth nga një familje fshatare e varfër me prejardhje tregëtarësh.

Profesioni prindërve të tij ishte bujk. Jeta plot sakrificë dhe vështirësi karakterizonte personazhin e Et’hemit, ai në shënimet e tij shkruante shumë pêr çdo hap të hedhur në fëmijëri, që nga mosha fare e vogël e deri në vitet para se të ndërronte jetë. Në vitin 1918 Et”hemi ndoqi shkollën fillore në Shkozë, dy vitet e para i ndoqi në fshat ku mësues ishte një kushëri i tij i cili quhej Resmi Ramaj me origjinë po nga Shkoza. Në vitin 1920 ra lufta e fashizmit dhe shkolla u mbyllë dhe në vitin 1922 shkolla u çel përsëri ku Et”hemi bëri edhe një vit tjetër. Në vitin 1924 Et’hemi do të merrte goditjen e parë nga jeta, nëna e tij Saga ndërroi jetë. Vdekja e nënës e detyroi sërish Et’hemin të ndërpriste shkollën.

Mbas pak kohësh kushtet ekonomike ishin të vështira dhe babai i Et’hemit vendos të martohet sërish, po në këtë kohë Et’hemi nis të punojë fare i vogël. Por jeta do ta godiste përsëri pasi edhe babai Veseli ndërroi jetë shumë i ri dhe Et’hemi mbeti pa nënën dhe pa babain, vetëm me njerkën dhe dy vëllezër të cilët ishin fëmijë me babë. Po në këtë kohë Et’hemi pëson një goditje tjetër pasi detyrohet të jetë kryefamiljar të merrte përgjegjësi të cilat ishin të mëdha. Babai i tij kishte lënë në mes tokat për ti punuar por ato për fat të keq nuk dhanë prodhim atë vit, kështu kushtet ekonomike detyruan njerkën të merrte të dy fëmijët e tjerë dhe të largohej duke e lënë Et’hemin të vetëm në shtëpi. Et’hemi mbeti në një trishtim të thellë dhe i detyruar nga kushtet niset për në Myzeqe dhe qëndroi gati tre vite pasi aty ku gjeti punë në një çiflig, pronari nuk e paguante për punën që bënte.Kushtet e detyruan të largohej në qytetin Durrës, ku kërkoi ndihmë tek një bashkëfshatar i tij në ndërtim. Por mosha e tij shumë e vogël ishte e pamundur që të përballonte dot punën në ndërtim. Jeta e vështirë dhe kushtet e detyruan sërish Et’hemin të shkonte në një punë tjetër, qëndroi disa ditë për të jetuar dhe strehuar aty.

Pikërisht aty në atë vend u njoh me një shofer me origjinë nga Kruja , i cili pasi pyeti se nga ishte me origjinë i kërkoi punëdhënsit të tij që ta largonte pasi ishte me origjinë nga Vlora. Në vitin 1933 Et’hemi largohet për në qytetin e Lushnjës ku edhe aty gjenë nje punë dhe vazhdoi të punonte dhe të siguronte të ardhura për të jetuar. Jetoi aty për më shumë se tre vite. Pas kësaj largohet për në qytetin e Vlorës dhe punoi per nje kohe në depot e vajgurit. Et’hemi në 1936 vendos te kthehet përsëri në fshatin e tij ku hapi nje dyqan bashkë me një bashkëfshatar Brahim Bimon. Dyqanin e hapi për të jetuar me 12 napolon të asaj kohe. Por nevoja e kërkoi që Et’hemi te martohej dhe te ndërtonte familje. Ai u martua me Hankon, një grua e cila rrjedhën e jetës së saj e pati jashtëzakonisht të trishtë. Çifti Et’hem dhe Hanko gjatë martesës së tyre humbën dy fëmijë dhe këto ishin momentet më të vështira të jetës bashkëshortore. Në vitin 1942 Et’hemi dhe 54 djem u betuan në luftën kundër okupatorit dhe kush do të tradhëtonte do të paguante me kokë. Në këtë mbledhje shokët e tij Rrapo Dervishi e Kadri Hazbiu e zgjodhën kryetar të fshatit. Et’hemi shkon të luftojë kundër gjermanëve në fushë Mavrovë, ku mbajtën pozicione për 13 ditë. Mbas kësaj beteje Et’hemi përzdhidhet sekretar i këshillit të luftës Nacional Çlirimtare. Shtëpia e tij u bë një bazë e luftës Nacional Çlirimtare, ku dha kontribut edhe bashkëshortja e tij Hanko e cila u zgjodh kryetare e organizatës së grave. Et’hemi luftoi dhe mori pjesë në çdo aksion të luftës. Në vitin 1944 të muajit prill, Et’hemi mori pjesë në grupin kandidat në celulën e Sevasterit, ku pas 4 muajve u pranua dhe më vonë ai u zgjodh anëtar këshilli nga populli i krahinës. Në qershor të vitit 1944 Et’hemi plagoset nga gjermanët në përpjekje e sipër.

Atë ditë u dogjën në Shkozë disa shtëpi ku një ndër to ishte shtëpia e tij. Pas çlirimit të Vlorës qëndruan 18 ditë në mbledhje në shtëpinë e Eqerem Bej Vlorës. Pas kësaj gjithësecili rikthehet në fshatin e tij. Në këtë kohë u formuan nën prefekturat, u vendos këshilli dhe u formuan zyrat e lokalitetit. Në atë kohë Et’hemi u zgjodh sekretar për dy fshatra Shkozë edhe Mazhar. Puna ishte e madhe dhe përgjegjësia gjithashtu, por Et’hemit ju desh të shkëputej për shka të sëmundjes së rëndë të bashkëshortes. Çifti et:hem dhe Hanko shkojnë në Tiranë dhe i kërkojnë ndihmë Mehmet Shehut i cili e ndihmoi duke e dërguar Et”hemin në Selenicë të punonte në minierën e serës. Nga viti 1946 deri në 1949 Et’hemi ishte drejtor i ekspeditës gjeologjike. Në këto kushte kur jeta dhe zoti e vuri në sprovë të vështirë, Hanko një zonjë fisnike vendosi që bashkëshorti i saj të bënte një martesë të dytë me një grua e cila do ti sillte në jetë pasardhës pasi çifti pas shumë përpjekjesh për të sjell në jetë pasardhës nuk e paten këtë fat.

Kështu u vendos kështu u bë me pëlqimin e të dy palëve. Et’hemi martohet me Sheron një grua që rrithte nga një familje me baza patëriotike dhe atdhetare nga Dorza e Tepelenës. Sherua vinte nga një martesë e mëparshme ku kishte sjellë në jetë një vajzë, por fati e kishte vënë para zgjedhjeve të vështira. Bashkëshorti i saj ishte arratisur asaj kohe për shkak të persekutimit që pësoi familja e tij, ndërsa Sheron e kishin interrnuar së bashku me vajzën e mitur në Berat. Aty qëndroi dhe vuajti dënimin prej dy vitesh. Trauma dhe jeta e vështirë ku bashkëshorti nuk kishte vdekur por ishte larguar me premtimin se një ditë do të merrte me vete edhe familjen shoqëruan Sheron tërë jetën. Et’hemi solli Sheron në shtëpi së bashku me vajzën Ervehen, duke e quajtur si fëmijën e tij. Pikërisht këtu nis rrjedha e gjithë historisë së familjes së Et’hem Vesel Hysenaj. Brenda familjes së madhe Hysenaj pjestarët u shtuan, në vitin 1950 erdhi në jetë fëmija i parë i Et’hemit Agimi, i cili si vet emri ai solli agimin në këtë shtëpi të trishtuar. Këtë emër e vendosi vet bashkëshortja e parë e cila ishte brenda kësaj bane

Leave a Reply

Your email address will not be published.