Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, para së të arrijë në Lipjan ka publikuar një video në profilin e saj në ‘Facebook’.
E para e vendit tha se Lipjani është komuna më dinamike sa i përket zhvillimit ekonomik dhe atje operojnë mbi 2 mijë e 500 biznese.
Presidentja pritet të takohet me kryetarin e kësaj komune, Imri Ahmeti, me të cilin do të ketë edhe deklarim për media. Ajo ka lavdëruar kreun e komunës për punën që po bën ai atje. Osmani do të takojë gra dhe të rinj, komunitete joshumicë dhe biznese të Lipjanit.