Gjatë adresimit në përvjetorin e ngjarjeve të marsit 2004 si Dita e Kujtimeve, presidenti i Serbisë, Vuçiç, foli për sulmin në Banjskë duke shpjeguar arsyet për këtë ngjarje dhe duke akuzuar se komuniteti ndërkombëtar ka gënjyer popullin atje.
Vuçiq shtroi pyetjen: “Pse nuk i thoni popullit pse ndodhi Banjska? Pse e gënjyen popullin tonë në Kosovë? Gënjyen ata djem që ishin në barrikada dhe atë që premtuan dhe nënshkruan. Unë i kam gënjyer kur iu premtova se BE dhe SHBA do të përmbushin detyrat e veta dhe se nuk do të ndiqen si lepuj. Por pastaj ata u ndoqën sapo u hoqën barrikadat – mendoni, ndodhi.”
Ai shprehu zhgënjimin e tij për ata që akuzojnë Serbinë për terrorizëm dhe përpiqen të poshtërojnë shtetin serb dhe serbët. “Mua më dhemb kur shoh në Serbi ata që mendojnë se me lajka të tillëve mund të bëjnë diçka për vete dhe për atdheun e tyre. Nuk kanë sulmuar mua apo ata djem, apo juve, sepse duan dike tjetër nga ne, por ata tjerë i përbuzin vetëm sepse duan ta thyenin Serbinë,” tha ai.
Ai theksoi se duhet të “mbrojmë lirinë më të rëndësishme se çdo gjë dhe të mos lëshojmë asnjëherë pavarësinë dhe dinjitetin tonë”. “Jeni shumë të mëdhenj edhe të fortë, ne jemi të vegjël, por nuk do të lëmë asnjëherë të na turpërojnë dhe të përlyejmë fytyrën tonë, sepse liria është shumë e rëndësishme dhe e çmuar dhe duhet të ruajmë dhe mbrojmë atë në çdo kusht.”