Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit, Arben Rrugova.
Përmes telegramit, AGK-ja ka shprehur ngushëllime për familjen, miqët dhe komunitetin që njohën Rugovën.
Telegram ngushëllimi i AGK-së:
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e gazetarit, Arben Rugova.
Ai ka punuar në sektorin e arsimit dhe të politikës në disa media si Koha Ditore, Gazeta Express, Telegrafi, Gazeta Lajmi e të tjera.
Rugova punonte së fundi si Zyrtar për Qasje në Dokumente Publike në Ministrinë e Jashtme dhe të Diasporës.
Për vdekjen e gazetarit Rugova, kanë njoftuar familjarët e të ndjerit në rrjetet sociale.
AGK-ja, i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit.