Persona të panjohur kanë dëmtuar antenën e policisë në Melenicë të Mitrovicës.
Sipas policisë rasti është denoncuar nga një punëtor i PTK-së.
“Punëtori i PTK-së, ka njoftuar se të dyshuar të panjohur, kanë bërë disa dëmtime në pajisjet e antenës së policisë, si dhe janë këputur kabllot furnizuese të rrymës”- thuhet në njoftim.
Rasti është cilësuar si “nxitje e urrejtjes dhe përqarjes”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.