Në mungesë kuorumi dështoi mbledhja e komisionit hetimor për rezerva

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore ku pikë e rendit të ditës ishte diskutimi rreth kërkesave për sjellje të dokumentacionit, ka dështuar të mbahet në mungesë të kuorumit.

“Kanë mbetur vetëm tri javë të komisionit, por në mungesë të kuorumit nuk mund ta mbajmë mbledhjen”, tha nënkryetarja e komisionit, Valentina Bunjaku.

Por kjo nxiti reagim të deputetët e pozitës.

“Konsideroj të papranueshme mungesën e deputetëve të opozitës.Kjo është mungesë e seriozitetit. Kjo tregon gatishmërinë tonë për këtë proces”, u shpreh deputeti i pozitës, Driton Hyseni.

“Mos u bëni viktimë se është hera e parë që kanë munguar si opozitë. Ku ishit ju që katër muaj”, ju kundërpërgjigj tutje Bunjaku.

“E ka obligim administrata me na shërbye për vijueshmëri e jo të më tregoni ju se sa herë kemi ardhur e sa jo”, tha deputeti tjetër nga pozita, Salih Zyba.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.