Haradinaj kritika për Qeverinë Kurti: Më e korruptuara që ka pasur ndonjëherë Kosova

Kosovo's Prime Minister Ramush Haradinaj talks during an interview withe Reuters in Pristina, Kosovo, October 16, 2017. REUTERS/Hazir reka

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pasur akuza të rënda ndaj Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti.

Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës ka rënë në kurthin e vet dhe se dinari nuk është dashtë me qenë tema jonë.

“Ne është dashtë me u interesu për anëtarësim në NATO. Me këto tema po e kthejmë veten mbrapa, vetëm shikoni sa goditet i merr Kosova, sa ndëshkimet e sulmet, e ne është dashtë me qenë në sulm që i bie me sulmu një agjendë serioze fitoren e krejt fitoreve me u anëtarësua në NATO”, tha Haradinaj.

Sipas tij, Qeveria është dash që menjëherë pas planit franko-gjerman të mbështetur nga SHBA-të, të ec me agjendë përpara e jo e u kthy mbrapa.

Ai tha se kjo Qeveri është ndër Qeveritë më të korruptuara në historinë e Kosovës.

“Kurti veç është në fundin e mandatit të vet, është çështje e dakordimeve sesi do të rrjedh procesi, do të mbahet mend për një qeveri që nuk i ka sjellë suksese Kosovës por që ka bërë kthim mbrapa në shumë çështje serioze. Është qeveria më e korruptuar që e ka pasur Kosova. Asnjëherë në histori të Kosovës nuk ka pasur qeveri që ka pasur kontrata kaq të shumta njëburimore”, tha Haradinaj.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.