Një person është raportuar të jetë zhdukur në Obiliq më 19.03.2024.
Siç njofton Policia më 21.03.2024, rastin e ka lajmëruar nipi i viktimës.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se nipi ka deklaruar se daja i tij është larguar nga shtëpia dhe më nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar.