Gjendet trupi i pajetë i një shqiptari në bodrumin e një banese në Prishtinë

Një person nga Shqipëria është gjetur pa shenja jete një ditë më parë në Prishtinë.

Policia e Kosovës bën të ditur se viktima ishte mashkull dhe se është gjetur në hapësirën e bodrumit të një banese.

Trupi i pajetë është dërguar për ekspertim në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Rr. Sadik Bekteshi, Prishtinë 21.03.2024 – 05:55. Viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, është gjetur pa shenja jete në hapësirën e bodrumit të ashensorit të një banese. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.