Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme ka konfirmuar se janë siguruar zyrat për procesin për ose kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat veriore.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se ky proces do të mbahet në hapësirat e objekteve të administratës komunale.
“Në fillim të mbledhjes u prezantua një raport lidhur me përgatitjet për organizimin e procesit të votimit për ose kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024. Me qëllim të funksionalizimit të komisioneve komunale të zgjedhjeve në këto katër komuna, me përkrahjen e komunave përkatëse, janë siguruar zyrat në hapësirat e objekteve të administratës komunale”, tha ai.