Taksitë ilegale kanë qenë sot cak i Inspektoratit të Prishtinës dhe Policisë së Kosovës.
Në një njoftim nga Inspektorati i Prishtinës është bërë e ditur se nuk do të lejohen më që taksitë të ushtrojnë veprimtarinë e tyre pa leje të organit kompetentë.
Nuk do të tolerohen më tutje që këtë veprimtari ta ushtrojnë pa leje të organit kompetent të kryeqytetit duke shkaktuar, përveç tjerash, edhe kaos të përgjithshëm në rrjedhën e komunikacionit në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Inspektorati ka postuar disa fotografi, ku shihet se disa prej ktyre taksive u janë konfiskuar targat.