Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka thënë se ndan mendim të njëjtë me opozitën për ta dërguar vendin në zgjedhje, veçse kërkon dakordim me partitë politike për ta gjetur kohën e përshtatshme.
Kreu i Kuvendit thotë se kërkesë specifike nga partitë politike nuk ka pasur por që nuk e përjashton mundësinë për një gjë të tillë. Thotë se kohën për ta dërguar vendin në zgjedhje, duhet dakordim me partitë politike.
“Sot e patëm mbledhjen e Kryesisë e përfunduam mbledhjen e kryesisë nuk pashë asgjë nga këto kërkesa por nuk e përjashtoj që në të ardhmen ndonjë grup parlamentar mund të filloj mbledhjen e nënshkrimeve. Ju e dini që unë moti jam për zgjedhje, kam thënë që opsioni më i mirë është të shkohet në zgjedhje, të gjithë po thonë se është sivjet por ky vit i ka edhe disa muaj.