Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka nisur sot një aksion për lirimin e hapësirave publike.
Të martën, inspektorët komunalë ua kanë hequr tarracat pa leje disa lokaleve në lagjen Lakrishtë, ka bërë të ditur Florian Dushi, drejtor i Drejtorisë së Inspekcionit.
“Inspektorati i Kryeqytetit sot ka filluar lirimin e hapësirave publike (larrgimin e terrasave) në zonën përreth kompleksit banesor në lagjen Lakrishtë”, tha Dushi.