Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, policia në kërkim të të dyshuarve

Një plagosje me armë zjarri të ndodhur sot në rrugën “Haxhi Zeka”në Prishtinë, rreth orës 13 e 40 minuta.

Rasti është konfirmuar për DTV nga zyrtarja për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person”, ka thënë Ahmeti.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.