Policia ka identifikuar një lokal ku dyshohet se janë organizuar skema piramidale dhe bixhoz i paligjshëm, të martën në Skenderaj.
Policia bënë të ditur se në lokalin ky dyshohej për një veprimtari të tillë, në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar 2 aparate të lojërave te fatit, 2 printer, 2 kompjuterë, dhe materiale të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë.
Nën dyshimin e bazuar për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, hetuesit policor në Skenderaj, kanë identifikuar një lokal ku ushtrohej veprimtari e lojërave të fatit. Në lokalin ku dyshohej për veprimtari e dyshimtë, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar: 2 aparate të lojërave te fatit, 2 printer, 2 kompjutera, dhe materiale të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë”, ka shkruar Policia në “Facebook”.
Tutje, policia bënë të ditur se në lidhje me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa, hetuesit policorë janë duke vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore.