Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se përkrahja e tij për këtë post do të jetë nga të gjitha profilet. Ai tha se premtimet do të mundohet t’i realizojë.
“Shëndetësia përkrahja me furnizim me barna personel, shërbyes civil, ushtarë të ushtrisë, zjarrfikësit dhe të gjithë ata që fitojnë nga buxheti besoj fort se kandidaturën time do ta përkrahin. Sigurisht se e din të gjithë që këto kategori qe i përmenda i realizoj e kalkuloj saktë, nganjëherë duket e madhe por e realizoj”, tha Hamza.
“Institucionet do e kryejnë punën e tyre, sektori i sigurisë do të ketë përkrahjen dhe trajtim të veçantë deri këtu Kosova ka arrit me përkrahjen e ShBA-së dhe BE-së dhe shumë vende tjera mike nga e gjithë bota dhe ne do t’i thellojmë këto bashkëpunime në baza ditore. Kosovës i duhet paqja, stabilitetit dhe njerëzit në Kosovë do të jenë të punësuar, nuk do ta kenë opsion migrimin por jetesën në Kosovë. Programi do jetë i matshëm dhe konkret me një ekip profesional dhe punë ekipore që garanton sukses. Në këtë punë do përfaqësoj interesat e qytetarëve dhe mediat do jenë të respektuara e do ta kenë vendin e vetë. Do ia dalim synimit që e kemi”, tha ai.