/

Këshilli i Evropës, Serwer – Petrit Selimit: Kam frikë se SHBA-ja ia ka premtuar Asociacionin Beogradit

Ish-ministri i jashtëm, Petrit Selimi, ka reaguar pasi Kosova e kaloi hapin e parë për t’u bërë pjesë në Këshillin të Evropës.

Ai ka thënë se shpreson që më tutje nuk do të jetë kusht Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Kosova kaloi një standard të rëndësishëm me 90% të votave. Shumë më tepër se ç’duhej. Hapi tjetër është votimi i plotë në PACE. Hapi i fundit, më i rëndësishëm është votimi nga ministrat evropianë. Shpresojmë që ASMM të mos jetë një kusht i vështirë për këtë votim përfundimtar, pavarësisht disponimit aktual në SHBA dhe Francë”, ka thënë ai.

Por profesori i “Johns Hopkins University”, Daniel Serwer, ka thënë se ka frikë se amerikanët ia kanë premtuar Beogradit Asociacionin.

“Kam frikë se amerikanët i kanë premtuar Asociacionin Beogradit dhe nuk duan të marrin përgjegjësi nëse nuk ndodh. SHBA nuk është Këshillin e Evropës, por ndikimi i saj do të jetë i fortë mes disa prej evropianëve, përfshirë Francën”, ka thënë Serwer.

Leave a Reply

Your email address will not be published.