Ndërlidhur me rastin e saj, Rama i ka siguruar qytetarët se po e marrin këtë çështje “shumë seriozisht”.
Sipas tij, janë të përkushtuar të identifikojnë dhe të adresojnë çdo rrezik potencial, për të parandaluar fatkeqësi të ngjashme.
“Do t’ju mbajmë të informuar mbi ecurinë e inspektimeve dhe çdo veprim të ndërmarrë për të siguruar integritetin strukturor të të gjitha ndërtesave të qytetit tonë e veçanërisht atyre që janë në pronësim të Kryeqytetit”, ka shkruar kryetari Rama.