Ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se në Ministrinë e tij është vetëm një kontratë njëburimore, kurse 56 janë aneks-kontrata.
“Nëse kishim me krahasu përqindjet, ministria jonë për kah kontratat njëburimore ose kah vlera, del Ministria me performancë më të mirë. Nëse e krahasojmë me komunat, shumëfish më të mirë. Ju e përmendët 56 kontrata njëburimore. Një kontratë njëburimore, 56 janë aneks kontrata”, ka thënë ai,
Ai ka sqaruar çka janë kontratat shtesë.
“Kemi të bëjmë me punë shtesë, e aneks kontrata është për punë shtesë. Kontrata bazë, përqindja e caktuar, që është punë shtesë. Në momentin që parashikohet puna shtesë dhe është brenda kontratës bazë, aneks kontrata do ta ketë vlerën e qartë. Kemi të bëjmë me aneks kontrata, dhe nga të gjitha këto kontrata që i përmendët në rastin e ministrisë, e kemi vetëm një kontratë. Është dashtë me u vazhdu pasi ka mbetur pa mbikëqyrje, sepse në pandemi ka pasur pezullim të punës”, tha ai.
“Të gjitha të tjerat janë ankes-kontrata dhe kjo madje për shkak se projektet kanë filluar të jenë më cilësore edhe punë shtesë të dalin më pak. Nëse e shohim vitin e fundit i kemi 980 mijë. Në vitin 2021, e kemi pasur 5.7 milionë nga 26 kontrata të trashëguara. Ajo çka do të doja të them, është se unë nuk e kam problem hetimin. Çështjet në fushën e ndërtimit nuk ka mundësi të mos ketë punë shtesë”, deklaroi ai.