Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të formohet Komisioni Hetimor Parlamentar që do t’i hetojë kontratat njëburimore të Qeverisë Kurti. Ky Komision Hetimor u iniciua nga Partia Demokratike e Kosovës i përkrahur edhe nga partitë tjera opozitare.
Në sallë ishin të pranishëm 63 deputetë, ndërsa në votim morën pjesë 26 përfshirë edhe Konjufcën që votoi pro themelimit të këtij komisioni.
Sipas propozimeve të partive, nëse do të themelohej komisioni, kryesuese do të ishte Hykmete Bajrami nga LDK, zv/kryesues Hajdar Beqa nga PDK ndërsa anëtarë do ishin Abelard Tahiri, Besian Mustafa dhe Pal Lekaj.
Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari- Lila ka thënë se ky grup parlamentar nuk do të propozojë emra, ndonëse ju takojnë pesë.
Ky komision u vu në votim në seancën e mbajtur sot në Kuvend e cila u thirr nga LDK.
Kryekuvendari Konjufca bëri të ditur se mandati i komisionit parlamentar hetimor është 6 muaj dhe parashihet t’i ketë 11 anëtarë.
DTV