Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami e ka demantuar Qeverinë Kurti në postimin e tyre për rritjen në publikimet për importin dhe eksportin në vend.
“LVV dhe Albin Kurti janë të bindur që qytetarët e Kosovës janë analfabetë funksional përndryshe si mund të justifikohen manipulimet e tyre me shifra në këtë masë.
Që faktet vetëm për njëren prej pikave: Raporti eksport-import.
Kanë thënë se raporti eksport import kur e ka marrë mandatin ka qënë 1:9 dhe sot është 1:6. Asnjëra nuk është e vërtetë, sepse sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2020 Kosova ka eksportuar 439 milionë euro dhe ka importuar 3,271 milardë euro, rrjedhimisht raporti eksport-import për 2020 është 1:7 derisa në vitin 2023 Kosova ka eksportuar 820 milionë euro dhe ka importuar 5,8 miliardë euro, rrjedhimisht raporti eksport-import prapë është 1:7.
Nëse flasim në terma nominale deficiti tregtar në vitin 2020 ka qënë 2.8 miliardë euro ndërsa në vitin 2023 ka qënë 5 miliardë euro, më i larti në historinë e Kosovës.
Mjaftë me manipulime, keni pak konsideratë për ata që gabuan e ju besuan me 14 shkurt të vitit 2021.
Asnjëra nga pikat me poshtë nuk është e vërtetë, ju sfidoj për përballje për secilën pikë.
P.S.
Mu kujtu një premtim i Albinit në një odë diku, pat premtu nërtimin e një fabrikë të keçapit” shkruan Bajrami në reagim.