Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë e Kosovës po intervistohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Musliu-Shoshi ka thënë se ambasadori Martin Berishaj është dashur të shkarkohej që të ruhej imazhi i Kosovës, shkruan.
Ajo ka thënë se një imazh i tillë kur ambasdorët intervistohen nga Prokuroria sa janë në detyre, flet për diplomaci jo të besueshme dhe të korruptuar.
Deputetja e PDK-së thotë se kjo nuk i duhet Kosovës dhe se ambasadori Berishaj s’e ka vendin në diplomaci, por në institucionet e drejtësisë.
“Martin Berisha është dashur të shkarkohet, që të ruhet imazhi i shtetit tonë. Imazhi i tillë i ambasadorëve duke u intervistuar nga prokuroria speciale e duke qenë në detyrë, flet për diplomaci jo kredibile dhe të korruptuar. Kjo nuk i duhet Kosovës!
Martini s’e ka vendin në diplomaci, por në institucionet ku jepet përgjegjësi për drejtësi”, ka shkruar ajo.