Ka dështuar të mbahet seanca e së premtes shkaku se ka munguar e pandehura Haxhere Berisha, e cila akuzohet bashkë me nëntë të tjerë për mashtrime me “Call Center”.
Konstatimi se e njëjta mungoi për shkaqe shëndetësore u bë nga gjykatësi Arben Hoti, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Po ashtu, gjykata përmes një parashtrese ka pranuar edhe një raport mjekësor për të njëjtën.
Ndryshe, në shqyrtimi fillestar të 4 tetor 2023 ishte veçuar procedura ndaj të akuzuarit Korab Bajraj për shkak të gjendjes shëndetësore të tij.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 15 gusht 2022 ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve: Admir Kodra, Fatmir Gërguri, Korab Bajraj, Hakif Krasniqi, Ekrem Zuçaku, Albion Sokoli, Qëndrim Kelmendi, Haxhere Berisha, Leotrim Bukoshi dhe Lumbardh Bukoshi. Ata ngarkohen se kanë vepruar si qendër e thirrjeve, e paregjistruar, përmes së cilës kanë mashtruar të dëmtuarit, duke përfituar dobi pasurore në vlerë prej së paku 128 mijë e 328 euro.