/

Gashi dhe Tahiri lëshojnë mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, fajësojnë LVV-në për bllokim të punës së komisionit për hetime të rezervave shtetërore

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi dhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri kanë lëshuar mbledhjen.

Arben Gashi, shefi i GP të LDK-së, tha para mediave se me insistimin e LVV-së po merr fund një prej shtyllave kryesore të demokracisë, e që është mbikëqyrja parlamentare.

“Me insistimin e LVV-së, sot merr fund një prej shtyllave kryesore të demokracisë, e që është mbikëqyrja parlamentare. LVV i dha fund kësaj. Nuk ka ndodhë asnjëherë të bllokohet dhe të sabotohet një komision parlamentar, problemi i abuzimit me rezerva shtetërore një ditë do të zbardhet”, u deklarua Gashi para mediave.

Kurse, Besnik Tahiri, shef i GP të AAK-së, tha se ka tendencë që të bllokohet secila punë që e zbardhë të vërtetën.

“Unë dhe Arben Gashi e lëshuam sallën e kryesisë, problemi qëndron se ka tendencë me blloku secilën punë që e zbardh të vërtetën këtë vend. Ka një kërkesë prej depuetit Rashit Qalaj që me shty mandatin për 3 muaj të komisionit hetimor për rezerva shtetërore, pasi për më shumë së 2 muaj e gjysmë LVV, nuk i ka dërguar anëtaret. Këta janë lavdëruar se po punojnë me duar të pastra, por afera e korrupsionit me rezerva shtetërore është aty, dhe po duan t’i ngulfatin hetimet”, theksoi ai.

Sa i përket zgjedhjeve parlamentare, të dyja subjektet opozitare u shprehen të gatshme që të shkohet në zgjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.