RTK: Ambasadori Martin Berishaj që nga ora 8:30 është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po intervistohet nga Prokuroria e Speciale në Prishtinë.

Burimet e RTK-së bëjnë të ditur se Berishaj gjendet në Prokurorinë Speciale që nga ora 8:30 e mëngjesit, ndërkaq RTK-së i është kërkuar që për informacione shtesë të pritet avokati i tij.

Ky intervistim vjen pas dyshimeve për një aferë financiare të Berishajt në Slloveni, për të cilën është raportuar në media.

Ndërkohë u.d Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj u pa teksa doli nga ndërtesa e i cili nuk deshi të flasë para kamerës.

Me insistimin e gazetarëve ai konfirmoi se Martin Berishaj është duke u intervistuar nga  Prokuroria Speciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.