Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se prej nesër, nga ora 06:00 në mëngjes, deri në ora 06:00 të datës 4 prill, kufijtë e Greqisë do jenë të mbyllur.
Kjo si pasojë e një greve 48-orëshe të paralajmëruar nga shërbimi doganor grek.
“MPJD njofton shtetasit e saj se kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe për personat me probleme serioze shëndetësore”, është thënë në njoftimin e Ministrisë.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës se që nga nesër, më datë 2 prill 2024, me fillim në ora 06:00 të mëngjesit e deri me datën 4 prill 2024, në ora 06:00 të mëngjesit kufijtë e Greqisë do të jenë të mbyllur, si pasojë e një greve 48 orëshe të paralajmëruar nga shërbimi doganor grek.
MPJD njofton shtetasit e saj se kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe për personat me probleme serioze shëndetësore.
DTV