Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar njërin nga bujqit i cili ka përfituar nga granti për ngritjen e serës.
Peci, tha se bujqit janë shembull të përkushtimit e punëtorë, ndërsa shtoi se përmes politikave të tyre e mbështetjes financiare, krahas përkushtimit i kanë dhënë edhe dinjitetin që sipas tij i ka munguar me dekada.
“Në Llaushë të Skënderajit më priti Mirsad Rrecaj i cili sa mirënjohës për grantin e përfituar për ngritjen e serrës, aq i kishte ngelë hatri që nuk e kam vizituar deri më tani. Serën me një sipërfaqe prej 0.40 ha e kishte bërë gati për mbjellje. Ky djalë punëtor e i zellshëm kultivon edhe 15 hektar me drithëra si dhe rritë 110 koshere me bletë”, shtoi ai në “Facebook”.
DTV