PDK: Personat me autizëm janë dhe duhet të trajtohen si pjesë aktive dhe e pandashme e shoqërisë

Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, Partia Demokratike e Kosovës thotë se personat me autizëm janë dhe duhet të trajtohen si pjesë aktive dhe e pandashme e shoqërisë.

Përmes një postimi në Facebook, kjo parti thotë se është obligim moral e shoqëror i gjithsecilit t’ua garantojmë dhe mbrojmë këtë të drejtë.

“Sot, në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin avokojmë për shërbime cilësore shëndetësore për personat me autizëm, edukim të pacënuar e të rregullt, integrim dhe mundësi për avancim profesional dhe punë.

Personat me autizëm janë dhe duhet të trajtohen si pjesë aktive dhe e pandashme e shoqërisë. Është obligim obligim moral e shoqëror i gjithsecilit t’ua garantojmë dhe mbrojmë këtë të drejtë. Secili hap për të ecur së bashku me nevojat dhe kërkesat e personave me autizëm është shumë i rëndësishëm”, thuhet në postimin e PDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.