/

Kurti vazhdon qëndrimin në veri, tash shkon në Mitrovicën e Veriut

Kryeministri Albin Kurti ka mbërritur në Mitrovicën e Veriut ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Erden Atiq.

Kurti shkoi atje pasi qëndroi në Komunën e Leposaviqit e më pas vendosi lule në pllakën përkujtimore kushtuar policit të rënë të Kosovës, Enver Zymberi.

Forca të Policisë së Kosovës siguruan objektin komunal dhe rrugët që të çojnë te ai.

Djali i Enver Zymberit raportohet se ishte sot me Kurtin dhe dy ministrat: atë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe atë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Mediat nuk ishin të informuara për këtë ‘tour’ të Kurtit në veri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.