Përurohet pllakata e Enver Zymberit- Kurti shkon tek vendi ku u vra Heroi i Kosovës

Në vendin ku vra polici kosovar, Enver Zymeri, në rrugën për Zubin Potok, është përuruar një pllakat në nder të tij.

Te pranishëm në ketë përurim ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, Ministri i Punëve te Brendshme, Xhelal Sveçla e me ta ishin edhe familja e policit te ndjerë, familja Zymeri.

Kanë kaluar mbi 13 vjet që kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU) ndërmori aksionin për vënien nën kontroll të pikave kufitare në veri të Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjak.

Në mëngjesin e 25 korrikut 2011, ROSU u drejtua drejt pikave kufitare në veri të Kosovës në përpjekje për të marrë nën kontroll ato. Por, ROSU hasi në pengesat e serbëve në veri, ku gjatë këtij aksioni nga strukturat ilegale serbe u vra Zymberi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.