Në vendin ku para 13 vjetësh u vra polici i Kosovës, Enver Zymeri, të mërkurën është zbuluar një pllakë në nderim të veprës së tij.
Të pranishëm ishin kryeministri Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe familjarë të heroit Enver Zymeri.
Në Zubin Potok, pranë vendit ku në korrik të vitit 2011 mbeti i vrarë, heroi Enver Zymeri u vendosën edhe lule.
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës atë kohë kishte ndërmarrë aksion për t’i vënë nën kontroll pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.
Gjatë këtij aksioni u vra polici, Enver Zymeri nga strukturat ilegale serbe në veri.