/

“Frikacakë, s’keni guxim për ballafaqim”, opozita e kritikon kabinetin qeveritar për mospjesëmarrje në seancë

Seanca plenare në Kuvendin e Kosovës ka nisur, ku në rend dite janë pyetjet parlamentare, por që shumica e kabinetit qeveritar nuk po merr pjesë.

Kjo ka bërë që opozita ta kërkojë shtyrjen e saj, duke e kritikuar Qeverinë.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, tha se mungesa e përgjigjeve në pyetjet parlamentare tregon frikën dhe mosguximin e Qeverisë për t’u ballafaquar me pyetjet e opozitës.

“Frikacakë! Nuk kanë guxim as pyetjeve parlamentare të u përgjigjen. Kur nuk kanë punuar asgjë 3 vjet, s’kanë guxim as të ballafaqohen me pyetje!”, ka thënë deputeti i LDK-së, Mustafa.

Në seancë, përveç ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, një numër i madh i deputetëve mungojnë.

Disa prej tyre, përfshirë deputetë të LDK-së, e lëshuan edhe sallën si protestë ndaj mospjesëmarrjes së mazhorancës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.