/

Seanca nis me mungesën e kabinetit qeveritar, AAK lëshon sallën e Kuvendit

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë lëshuar sallën për shkak se nuk po marrin përgjigje për pyetjet parlamentare.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se asnjë minutë nuk do të rrinë në këtë seancë për shkak se nga kryeministri e të gjithë ministrat mungojnë në seancë.

Edhe deputetët e PDK-së, kanë akuzuar shumicën e ministrave dhe kryeministrin Albin Kurti, të cilët munguan në seancën e paraparë për pyetje parlamentare, duke thënë se kjo pamje tregon më së mirë se duhet gjendur një zgjidhje për të shkuar në zgjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.