Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që ka përfshirë një depo në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë, se nga zjarri s’ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ahmeti ka thënë se në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin.
“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Prishtinë -Ferizaj. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.