Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar me serinë e postimeve “Faktet para propagandës”, këtë herë për rritjen ekonomike. LDK thotë se pushteti po propagandon kur po thotë se rritja mestare ekonomike ka qenë 6.2 përqind në tri vjet qeverisje, meqë po e llogaritë edhe rritjen në vitin post-pandemik.
Nga kjo parti thonë se me trendin e kësaj Qeverise, Kosovës i duhen 40 vite për të arritur Kroacinë dhe plot 80 vite mesataren e Bashkimit Evropian.
“Pa vitin pandemik dhe atë post pandemik, ekonomia e Kosovës është rritur mesatarisht për vetëm 3.6% në vit. Në 10 vitet paraprake, rritja mesatare vjetore ishte 4.7%. Mungesa e investimeve kapitale qendrore (vetëm 11% e buxhetit, rekord i ulët historik) e shpërndarja e plot 811 milionë eurove si ndihmë pa efekt, janë arsyet e një rritje kaq të ulët ekonomike”, thuhet në reagimin e LDK’së.
“Arsyeja për një rritje jo të mjaftueshme ekonomike është mungesa e investimeve kapitale. Kujtojmë se në 3 vitet e fundit, imvestiemt qendrore janë – si asnjëherë më parë – vetëm 11%. Gjersa, Qeveria në këto tre vite ka ndarë 811 milionë euro para si ndihmë. Pa investime e projekte kapitale, nuk mund të ketë zhvillim. Propaganda nuk e bën ekonominë. Fundja, mirëqenia e zhvillimi s’mund të fshihen sepse ato i ndjenjë qytetarët tanë në çdo hap të tyre.”