//

Qyteti i Vlorës me grup të ri te këngës labe, grupi “Autoktonët”, qëndër vajza 13 vjeçe që e do dhe dashuron këngën labe

Një dorë e zgjatur për një brez të ri…

Kemi parë çdo ditë sesi largohen nga mëmëdheu rinia duke mos e ndihmuar apo mos e suportuar për ëndrrat, për dëshirat dhe për atë çfarë duan t’i dhurojnë vëndit. Kam qenë gjithmonë me shpresa dhe ëndrra edhe kur më kanë vendosur gurë nën këmbë, jam ngritur mbi ta, më lartë për të realizuar ëndrrat shpirtërore.

Historia e brezave përsëritet, unë kurrësesi nuk do të bëja të njëjtën gjë që kanë bërë kundrejt meje kur doja të ecja para, kur dëshiroja të realizohesha, madje deri aty saqë edhe kur luftoja për të dhënë suport të rinjëve të tjerë nuk më kanë mbështetur! Historia përsëritet vit pas viti.

Me shumë përpjekje dhe sakrificë qytetit të Vlorës dhe këngës labe vënçe ju shtua një grup lab i ri i quajtur “Autoktonët” me udhëheqës artistik mjeshtrin e madh Vlonjat, Bujar Sinani, njëkohësisht edhe marrës i këngës. Por qershia mbi tortë e këtij grupi është marrsja e këngës 13- vjeçarja Emili Allushaj, e cila e do kaq shumë këngën, traditën dhe historinë e këtij vëndi. Në rolin e kthyesit Xhezmi Hysenaj, hedhës Perparim Sulçaj dhe në iso Ardit Zotaj, Bardhosh Sulaj dhe Piro Zykaj.

Të jesh një dorë e zgjatur për brezin e ri, mbi të gjitha duhet të kesh nje zemër të madhe dhe ta duash atë që bënë. Insiativa e stafit të emisionit “Autokton” do të jetë suport për këdo të ri që e do këtë vënd, që e do traditën, historinë, kulturën dhe ritet e doket e këtij vendi. E ardhmja duhet t’i përkas filizave të reja.

Të bëhemi bashkë për të trashëguar dhe përcjellë te kjo rini trashëgiminë tonë kulturore… Anila Sulaj Ahmataj.

 

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.