Është raportuar i zhdukur një i mitur në Fushë Kosovë.
Rastin në polici e ka lajmëruar nëna e djalit e cila ka thënë se nga data 4 prill, ai ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Policia përmes raportit ditor thotë se rasti është duke u hetuar.