Shefi i OSBE-së, Ian Borg, ka thënë se nuk ka shumë kohë për të humbur për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ai, në një konferencë për media në përfundim të vizitës së tij zyrtare në Kosovë, ka thënë se KiE i ka vendimet e veta që do t’i marrë, dhe se nuk është ai për të gjykuar se kush është në linjë apo jo, kur u pyet se si e sheh lobimin e Serbisë për mosanëtarësim të Kosovës në këtë organizatë.
“Mirë, nuk jam këtu për të gjykuar kush është në linjë. Këshilli i Evropës i ka rregullat e veta dhe kur aplikimi do të bëhet apo do të vijë, KiE do t’i marrë vendimet e veta në formë demokratike”.
“Secili pjesëmarrës do të votojë si të dojë, KiE do të marrë vendimet së shpejti dhe nuk ka shumë kohë për të humbur”, ka thënë Borg.