Asgjësohen 1154 disqe me afat të skaduar për prerjen e hekurit dhe betonit

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përkatësisht inspektorët e tregut kanë realizuar inspektime në disa qytete të ndryshme në vendin tonë, gjatë të cilave tek disa operatorë ekonomik kanë hasur në produktet “disqe për prerje të hekurit dhe betonit”.

Sipas njoftimit për media, thuhet se produktet në fjalë me afat të skaduar të përdorimit, ishin të brendeve të ndryshme, dimensioneve të ndryshme dhe me origjinë të vendeve të ndryshme.

“Këto produkte si të tilla paraqesin rrezik për përdorim nga konsumatorët dhe në të gjitha rastet operatorët ekonomik kanë bërë shkatërrimin/asgjësimin e këtyre produkteve me afat të skaduar në prezenc të Inspektorëve të Tregut.

Me këtë rast, Inspektorët e Tregut, kanë bërë largimin e këtyre produkteve nga tregu i brendshëm në sasi prej 1154 copë “disqe për prerje të hekurit dhe betonit” përkatësisht janë bërë shkatërrimi/asgjësimi i tyre, prandaj në secilin rast janë marrë masa ndëshkuese në pajtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut ka theskuar se mbetet e përkushtuar të mbrojë shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve duke eliminuar nga tregu çfarëdo produkti që paraqet rrezik për përdorim.

MINT ka ftuar të gjithë qytetarët që nëse hasin në produkte të tilla në treg të lajmërojnë inspektorët e tregut të cilët do të veprojnë konform legjislacionit përkatës në fuqi dhe kompetencave që ata kanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.